Transmetuar më 25-01-2025, 19:50

TIRANË- Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin e rënë në garazhin e një pallati 8-katësh te Komuna e Parisit në kryeqytet.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, flakët kanë djegur 3 automjete të parkuara, ndërsa banorët janë evakuuar dhe situata aktualisht nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Bëhet me dije se ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit