

TIRANË- Garazhi i një pallati 8 katësh te "Komuna e Parisit" është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake policore, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve.
Nga ana tjetër shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd