

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.
Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në Astir
Arrestimi i të riut u bë pasi gjatë kontrollit fizik,kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





