

Manchester City vazhdon të kalojë përmes ngjitjeve dhe zbritjeve të një sezoni disi të vështirë. Pas përmbysjes së pësuar nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, skuadra e Pep Guardiolës pret sot Chelsea e Maresca, përballje që ka qasjen e sfidës për një vend në Europë (blutë e Londrës janë +2 pikë mbi vendin e pestë, të mbajtur nga City).
Pikërisht Guardiola, teksa prezantonte sfidën në konferencën për shtyp, pranoi se kishte vënë re që ekipi i tij ka humbur atë "faktor frike", që kundërshtarët tregonin deri disa muaj më parë: "Të gjithë vijnë në ‘Etihad’ dhe mbrohen.
Ekipi i parë që pashë të markonte një kundër një ishte ai i Neil Warnock në Cardiff. Tani të gjithë e bëjnë këtë. Të gjithë vijnë këtu, nuk ka rëndësi si përfundon, markojnë një kundër një, nuk kanë më frikë".
Kur një gazetar e pyeti nëse ky është një problem fizik, tekniku katalanas u përgjigj menjëherë: "Shpejtësia është e rëndësishme, por kundër PSG-së kemi vrapuar më shumë se ata. Problemi ynë është topi. Këtë sezon, kjo na ka munguar. Nëse ke topin dhe nuk e kalon saktë te shoku yt, bëhet shumë e vështirë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





