Transmetuar më 25-01-2025, 12:01

Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.

Siç duket dhe nga pamjet, njëra nga makinat për shkak të përplasjes së fortë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, duke shmangur rënien në kanal.

Tre persona po marrin mjekim në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit