

Bogota – Një shtetas shqiptar, i kërkuar për ekstradim për krime të dyshuara lidhur me trafikun e armëve, u kap orët e fundit në ishujt Rosario, 40 kilometra larg Kartagjenës. Operacioni, i udhëhequr nga Marina Kombëtare dhe Migracioni i Kolumbisë, u krye në një hotel të njohur në këtë zonë ishullore.
Pas afrimit nga autoritetet, shqiptari ka tentuar të arratiset , por është ndaluar me shpejtësi nga efektivët. Më pas, identiteti i tij u konfirmua dhe u verifikua pasaporta, e cila lidhej me një njoftim të kuq të Interpolit të lëshuar nga vendi i origjinës.
I arrestuari qëndron në paraburgimin e autoriteteve ndërkohë që procedimet ligjore përkatëse vazhdojnë. Gjithashtu, mbahet komunikim me subjektet ndërkombëtare të përfshira në këtë rast për të përcaktuar gjendjen e tyre ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





