Transmetuar më 25-01-2025, 11:34

SHKODËR – Gjykata e Shkodrës ca caktuar këtë të shtunë masën "Arrest me burg" për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin të cilët u vetëdorëzuan tre ditë më parë në polici pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor 2024.

Ndaj Troshanit dhe Sakicës ishte dhënë masa e arrestit me burg gjatë kohës që ishin në kërkim për disa ngjarje të tjera kriminale, dhe sot ishte seanca për rivlerësim, por Gjykata e ka lënë të pandryshuar masën arrest me burg.

Mësohet se avokati i tyre, Sokol Tahiraj deklaroi se Sakica dhe Troshani deri më tani janë të dyshuar vetëm për ngjarjen e ndodhur në lagjen Rus më 3 qershor të vitit të kaluar për konfliktin me shtetasin Vladimir Bruçi, por Sakica dhe Troshani dyshohet se janë gjithashtu dy prej autoreve të dyshuar në vrasjen e katërfishtë në Dobraç. Por avokati deklaron se deri me tani nuk ka asnjë lloj akuze të ngritur ndaj tyre përveç rastit në lagjen Rus.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit