

TIRANË- Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në makinën me të cilën ai punonte si postier. Siç shihet në foto xhami i përparmë i makinës është bërë shoshë nga plumbat.
Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip "Porsche" me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Zall Herr. Brenda makinës u gjet edhe një armë zjarri.
Visha dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete.
Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





