Transmetuar më 24-01-2025, 15:35

Ky është Besnik Visha, vëllai i Lulzim Vishës i cili u qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Hasmëria është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.

Besnik Visha ishte dënuar për vrasjen e policit Refik Domi në vitin 1997, ngjarje që ndodhi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor Tiranë. Besnik Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lulzim Visha punonte si postier dhe ishte nisur për në punë në momentin e vrasjes. Ngjarja u raportua nga një banor i zonës që telefonoi policinë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të hetuar rrethanat e krimit dhe identifikuar autorët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit