Transmetuar më 24-01-2025, 11:07

Në një ndeshje të çmendur, Robert Lewandowski kishte mundësinë të ekzekutonte dy penallti, ndërsa Barcelona kërkonte përmbysjen e madhe ndaj Benfica në xhiron e shtatë të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi polak arriti të barazonte të mërkurën mbrëma në “Da Luz” rekordin e mbajtur nga askush tjetër, përveç Cristiano Ronaldos.

Pas realizimit të penalltisë së dytë, Lewandowski arriti kuotën e 19 golave të shënuar nga pika e bardhë në Ligën e Kampionëve, duke barazuar rekordin historik që më parë mbahej vetëm nga ylli portugez. Vlen të theksohet se Barcelona nuk ishte shpërblyer me dy penallti në një ndeshje në transfertë të Champions-it që prej edicionit të vitit 1998 të turneut.

Që në fillim, skuadra blaugrana u gjend në vështirësi, duke pësuar 4 gola gjatë ndeshjes kundër Benfica. Ekipi i Hansi Flick kërkonte fitoren për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në 1/8 finale.

Në fund, dhe jo pa dhuruar atë që shumë e konsiderojnë si ndeshjen më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, katalanasit arritën përmbysjen epike 5-4 dhe qëllimin e tyre, duke kaluar në raundin tjetër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit