Transmetuar më 24-01-2025, 10:35

Florent Malouda, ish-futbollisti ndërkombëtar francez dhe fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 2012 me Chelsea, është bashkuar me “Legjionin e Huaj” në moshën 44-vjeçare.

Ish-lojtari i Chateauroux, Guingamp, Olympique Lyon, Chelsea, Trabzonspor, Metz, Delhi Dynamos, Wadi Degla dhe FC Differdange 03, është bashkuar me rezervistët qytetarë të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Huaj (CEFE Autorités du 3e Régiment étranger d’infanterie) të Ushtrisë Franceze.

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë së Huaj, me bazë në Kourou, specializohet në luftime në xhunglën ekuatoriale dhe është krijuar në vitin 1920. Ai konsiderohet si regjimenti më i dekoruar i “Legjionit të Huaj” të ushtrisë franceze.

El exfutbolista Florent Malouda ingresa en la Legión Extranjera y entrena con la 3e REI

"Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë së Huaj i uron mirëseardhjen Florent Malouda te rezervistët qytetarë si oficer. Pas një karriere të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar, ai dëshiron të ndajë dhe të përcjellë vlerat e përkushtimit tek të rinjtë nga Guajana Franceze së bashku me legjionarët e 3e REI", – deklaroi legjioni.

Qeveria franceze i përshkruan rezervistët qytetarë si një “sistem që iu mundëson civilëve, shpesh të njohur në fushat e tyre, të japin kontribut vullnetar për të promovuar vlerat dhe misionet e institucionit ushtarak, pa qenë personel ushtarak".

Florent Malouda, që ka lindur në Guajana Franceze (territor i jashtëm francez) dhe ka luajtur 80 ndeshje me kombëtaren franceze, iu bashkua qendrës së trajnimit në “Pyllin Ekuatorial” për të ndjekur kursin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Huaj, ku iu nënshtrua provave fizike dhe mendore në kushte ekstreme.

El exfutbolista Florent Malouda ingresa en la Legión Extranjera y entrena con la 3e REI

"Teksa kalova në Amazonë, në territorin tim të lindjes, pata mundësinë të ndjek një kurs fillestar me Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë së Huaj. Faleminderit ‘3e REI’ për këtë moment kohezioni dhe këto vlera të shpirtit ekipor përballë vështirësive.

Këto janë vlera thelbësore edhe në sportin e nivelit të lartë, – shkroi ish-futbollisti në Instagram, duke ndarë pamje nga trajnimet e tij ushtarake në Legjionin e Huaj. – Është një nder të marr medalje nga gjenerali Le Bouil. Faleminderit Forcave të Armatosura të Guajana për përkushtimin e tyre ndaj veprimeve të drejtuara për të rinjtë e Guajana. Legjioni i atdheut tonë!"

El exfutbolista Florent Malouda ingresa en la Legión Extranjera y entrena con la 3e REI

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit