Transmetuar më 24-01-2025, 08:35

Tiranë – Një burrë u gjet i vdekur pak minuta më parë në periferi të Tiranës dhe policia konstatoi se ai ishte vrarë.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, raporton noa.al.

Policia tha se është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit