

Vajza e madhe e Pep Guardiolës dhe Cristina Serra, Maria, ka thyer heshtjen me një mesazh sa filozofik, aq edhe jetësor, pas sagës së divorcit të prindërve: "Ata gjithmonë më kanë këshilluar të bëj gjënë që e kam pasion, të provoj gjëra të reja, të pranoj dështimin dhe të vazhdoj të kërkoj derisa t’i përmbush ëndrrat e mia.
Kur unë ta bëj këtë, përkushtimi do të vijë natyrshëm. Ata më kujtojnë se gjëja më e rëndësishme në jetë është të duash dhe të të duan. Edhe kur ndihemi e pavend, prindërit më thonë gjithmonë t’i dëgjoj me kujdes të tjerët, sepse gjithmonë ka diçka të vlefshme për ta mësuar nga çdo person që takojmë.
Babai luante futboll, kur linda unë. Jeta jonë është rrotulluar gjithmonë rreth karrierës së tij, së pari si lojtar dhe më pas si trajner futbolli. Ai ka formësuar pjesën më të madhe të rrugëtimit të familjes sonë.
Ne i detyrohemi shumë këtij sportit dhe tim eti. Më ka frymëzuar gjithmonë talenti dhe pasioni i jashtëzakonshëm i babait për futbollin. Sidoqoftë, një ekuilibër për gjithçka është zgjidhja e vetme, sipas meje”.
Sa keq që prindërit e saj vendosën t’i ndajnë rrugët pas 30 vitesh martesë. Ky duhet të jetë një mësim për burrat punëtorë, që gjithmonë i braktisin detyrat e tyre martesore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





