Magazinë
Transmetuar më 23-01-2025, 16:09

Në ambientet e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, në kryeqytetin shqiptar, u zhvillua një aktivitet festiv me rastin e Vitit të Ri kinez.

Gjatë aktivitetit u prezantua origjina e Vitit të Ri Kinez dhe e traditave e zakoneve kineze.

Të pranishmit u bënë pjesë e programacionit interaktiv që në qendër kishte Festën e Pranverës, me quize të ndryshme rreth kësaj teme, fituesit e të cilave morën nga një dhuratë simbolike.

Po ashtu, nuk munguan as shkrimet në gjuhën kineze të urimeve për Vitin e Ri Kinez, një eksperiencë e veçantë, që i përfshiu ata në atmosferën festive dhe traditat unike të kulturës kineze.

Të pranishëm ishin edhe studente kineze që mësojnë gjuhën shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit.

Festa e Pranverës këtë vit bie më 29 janar. Ky vit, sipas horoskopit kinez, është Viti i Gjarprit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit