

Kryeministri Edi Rama zbuti qëndrimin e tij ndaj platformës TikTok, pas një takimi me një zyrtare të kompanisë.
Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, Rama mund të marrë në konsideratë qëndrimin e tij, duke mos e mbyllur këtë rrjet social.
Agjencia e lajmeve franceze, AFP, shkruan se burime nga TikTok thonë se takimi ishte konstruktiv.
Por agjencia thekson se kthesa e Ramës vjen pikërisht pas vendimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump për të lejuar kompaninë që të operojë në SHBA.
“Kthesa e dukshme e Ramës erdhi dy ditë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ajo do të ndalohet përfundimisht në këtë vend”, shkruan AFP.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd