Transmetuar më 22-01-2025, 11:51

Shpëton mrekullisht e moshuara e paralizuar pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Ditën e djeshme, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. M., në lagjen “Kadri Qystri”. Sapo janë njoftuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e tyre ka mundësuar evakuimin e nënës së shtetases E. M., shtetases Rr. M., 78 vjeçe, e cila ishte në pamundësi për të levizur (e paralizuar) dhe në momentin e zjarrit, vetëm në banesë. 78-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore, shkakun e zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit