Transmetuar më 21-01-2025, 10:29

Teun Koopmeiners foli për ndeshjen mes Club Brugge dhe Juventusit, e vlefshme për xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet sonte në orën 21:00.

Si ndihesh?

Mendoj se ndeshja e fundit shkoi mirë. Gjithmonë ka gjëra që mund të bëhen më mirë, por në përgjithësi jemi të kënaqur. Duam t’i përmirësojmë rezultatet, fitorja me Milanin na dha besim për ndeshjen e sotme në Champions League. Do të jetë një mbrëmje e bukur.

Mesfusha, pika e fortë e Juventusit?

Kemi pasur shumë dëmtime në pjesën e parë të kampionatit. Ishim një skuadër me 10 lojtarë të rinj edhe në mesfushë. Çdo ndeshje është mundësi për të mësuar. Pas këtyre muajve, çdo ditë po përmirësohemi. Edhe unë gjithashtu po mësoj çdo ditë me Locatelli, Douglas, Thuram, Weston dhe Fagioli. E rëndësishme është të punojmë mirë në stërvitje dhe ta njohim sa më shumë lojën e njëri-tjetrit. Kjo është thelbësore për eksperiencën dhe automatizmat në fushë.

A të mungojnë golat në Europë?

Kam shënuar dy gola në Lille, por ishin në pozicion jashtë loje. Më vjen keq për statistikat. Dua të bëj mirë për ekipin, qoftë me gola, asistime apo në mbrojtje. Nuk dua vetëm të shënoj; për mua është e rëndësishme të fitojmë. Jam lojtar i skuadrës dhe mendoj vetëm për këtë.

A je në 100% të formës fizike?

Është gjithmonë e vështirë të përcaktohet një përqindje. Dua të përmirësohem dhe ta ndihmoj ekipin çdo ditë, në ndeshje dhe stërvitje. Kam luajtur tri vite tek Atalanta dhe jam rritur shumë me lojtarë të tjerë. Kemi krijuar automatizma dhe kam bërë mirë këto muaj, por me siguri mund të bëj më shumë.

A po ndërgjegjësoheni për forcën tuaj?

Kam parë gjatë këtyre 6 muajve që të gjithë duan të fitojnë dhe të mësojnë. Sigurisht, mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Është shumë e rëndësishme të kesh lojtarë që duan të mësojnë. Të gjithë humbasin, kjo është normale, por e rëndësishme është të mësosh nga humbjet. Po punojmë 100% për t’u përmirësuar dhe kjo është reflektuar në muajt e fundit.

A e prisje që të ishte kaq e vështirë të luaje te Juventusi?

Është një situatë e re me lojtarë të rinj, ku gjithçka është e re. Duhet të rritem, kam bërë gjëra pozitive, por mund të bëj më mirë. Shikoj videot e ndeshjeve dhe flas me trajnerin e stafin për t’u përmirësuar. Jap gjithmonë 100%.

Çfarë ke ndier kur ke mbajtur shiritin e kapitenit?

Jam një nga lojtarët më me përvojë. Jam 26 vjeç, jo shumë, por ndër më të vjetrit te Juventusi. Kam luajtur shumë ndeshje dhe për mua është e rëndësishme të flas me lojtarët më të rinj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit