

Trump e nisi fjalimin e tij inaugurues me falenderimet për parardhësit e tij, të pranishmët në sallën e Kpaitol, zëvendëspresidentin JD Vance, familjen dhe gjyqtarë të tjerë.
SHBA- Donald Trump po mban fjalimin e tij të parë zyrtarisht si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump e nisi fjalimin e tij inaugurues me falenderimet për parardhësit e tij, të pranishmët në sallën e Kpaitol, zëvendëspresidentin JD Vance, familjen dhe gjyqtarë të tjerë.
"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," thotë ai. Presidenti u shpreh se Amerika do të respektohet përsëri dhe do të jetë "zilia e çdo kombi".
“Ne nuk do të lejojmë që të përfitojmë më. Unë, shumë thjesht, do ta vendos Amerikën në vend të parë”, tha ndër të tjera Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





