Transmetuar më 20-01-2025, 16:05

Han Zheng – J.D.Vance: Gatishmëri për forcimin e marëdhënieve dypalëshe

UASHINGTON DC. – SHBA/ ZëvendësPresidenti kinez Han Zheng pati një takim në Uashington me homologun e zgjedhur amerikan, J.D. Vance.

Gjatë takimit, Han së pari i përcolli Trumpit përshëndetjet e Presidentit Xi dhe uroi Vance për zgjedhjen e tij.

Han tha se në një telefonatë të rëndësishme të fundit, Presidenti i Kinës dhe Presidenti i Zgjedhur i SHBA-së arritën shumë mendime të rëndësishme unanime për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA në një fazë tjetër.

Ai tha se Kina është e gatshme të punojë me ShBA-në për të ndjekur drejtimet strategjike të dy liderëve, si edhe për të vënë në jetë si duhet konsensusin e rëndësishëm të arritur midis tyre, në mënyrë që të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Lidhur me marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, një çështje kyçe me interes të përbashkët, Han tha se pavarësisht disa mosmarrëveshjeve dhe fërkimeve, Kina dhe SHBA-ja kanë interesa të mëdha të përbashkëta dhe kanë mundësi të mëdha për bashkëpunim.

Ndërsa, Vance, nga ana e tij, i kërkoi Hanit që t’i përcillte Presidentit Xi përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Zgjedhur Trump dhe tha se të dy udhëheqësit patën një bisedë të mirë për çështjet e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe gjatë telefonatës së fundit.

Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare janë shumë të rëndësishme si për ShBA-në ashtu edhe për Kinën, tha ai.

Ndikimi i Kinës në çështjet ndërkombëtare po rritet dhe ShBA-ja është e gatshme të zhvillojë një marrëdhënie frytdhënëse me Kinën në vitet e ardhshme, të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin midis dy palëve për çështjet ndërkombëtare e rajonale, si edhe të punojë me Kinën për të promovuar paqen dhe qëndrueshmërinë botërore, shtoi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit