Transmetuar më 20-01-2025, 11:03

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka deklaruar se 800 mijë emigrantë nuk kanë dokumente të vlefshme identifikimi.

"Numri i aplikantëve po vjen në rritje, aktualisht janë mbi 42 mijë. Numri i zgjedhësve, të cilëve iu është refuzuar kjo kërkesë është 9104. Janë 1873 zgjedhës, të cilët pasi iu është refuzuar kërkesa, kanë riaplikuar. 636 është numri i zgjedhësve që kanë riaplikuar dhe u është miratuar kërkesat. 209 931 shtetas me të drejtë vote, të cilëve u skadon letërnjoftimit, që u skadon deri më 15 maj 2025. Janë 160 213 shtetas, të cilët nuk kanë disponuar asnjëherë dokument identifikimi, pra nuk kanë aplikuar asnjëherë, por ndërkohë janë shtetas shqiptarë dhe nuk kanë aplikuar për dokument identifikimin. Janë shtetas dhe jo domosdoshmërish votues. Nuk kanë aplikuar asnjëherë për dokument identifikimi. Duhet t’i kërkojmë këshillit të ministrave, që të zgjasin nëpërmjet aktit normativ vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit, për kategorinë e zgjedhësve shqiptarë, të cilët banojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë," tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit