Transmetuar më 19-01-2025, 16:04

VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme, në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës.

Në aksident mësohet se është përfshirë një automjet i cili është përplasur me një motor.

Përplasja ka qenë e fortë. Për shkak të aksidentit mësohet se një person ka humbur jetën.

Siç shihet edhe nga foto, makina ka përfunduar anash rruges ndërsa në tokë shihen pjesët e mjeteve të dëmtuara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Mësohet se një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, Fatjon Kasaj, rreth 22 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit