

GAZA- Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka përditësuar numrin e saj të të vdekurve që nga mëngjesi i sotëm, duke thënë se 10 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga koha kur armëpushimi ishte menduar të fillonte.
Zëdhënësi zyrtar Mahmoud Basal thotë se në këtë shifër përfshihen gjashtë të vdekur në qytetin e Gazës, tre në veri dhe një në Rafah. 25 persona të tjerë janë plagosur. Më herët, ushtria izraelite tha se do të vazhdojë operacionin e saj ushtarak në Gaza deri në fillimin e armëpushimit.
Ndërkohë Hamasi ka pëmbushur një nga kushtet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për ndalimin e bombardimeve në Gazë. Grupi ka zbuluar identitetet e tre pengjeve të para që pritet të lirohen në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





