Transmetuar më 19-01-2025, 09:54

Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat, ku një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret.

Makina është përplasur me barrierat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit