

Vlorë- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Aeroportin e Vlorës, ku një drejtues kamioni mësohet se ka humbur jetën si pasojë e një përplasje me një fadrome. Sipas informacioneve, viktima, një 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës dhe nga dëmtimet e marra, ka ndërruar jetë.
Ndërkohë drejtuesi i fadromës është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





