

Romë- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka komentuar sot momentin ku në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama u gjunjëzua dhe i dha homologes italiane Giorgia Meloni dhuratën e ditëlidjes. Në një intervistë për Syri Tv, Renzi tha se është e qartë se mes tyre ka një marrëdhënie të veçatë. Ai shtoi se kjo marrëdhënie po u kushton shumë shtrenjtë italianëve.
"Tashmë është e qartë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë midis atyre të dyve. Mua më jep vetëm kënaqësi, unë s kam agjë kundër marrëdhënieve njerëzore, personale. Kryeministrit tuaj i pëlqen të bëjë shaka, por aty ku nuk gjej asgjë për të qeshur është kur shpërdorohen paratë publike të taksave, si për shembull në qendrat e emigrantëve. Nuk besoj se kjo është një risi, është një çështje për të cilën kemi folur shumë herë ka një marrëdhënie të veçantë mes Melonit dhe Ramës, por kam p⌂rshtypjen se italianët paguajnë dhe paguajnë shtrenjtë", tha Renzi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





