

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Berat-Dimal. Sipas policisë, makina e drejtuar nga 25 vjeçari A.T. ka përplasur një grua që po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj të mitur. Si pasojë e aksidentit, 30-vjeçarja ka ndërruar jetën, teksa fëmija i saj 2-vjeçar nuk ka probleme për jetën.
“Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





