

Një 31-vjeçar punonjës i bashkisë Gjirokastër është arrestuar nga policia. Në pranga u vu shtetasi E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qenë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





