Transmetuar më 18-01-2025, 08:03

Christian Vieri, ish-sulmues i Interit, Juventusit dhe Milanit, foli së fundi për mediat, duke komentuar disa çështje të futbollit italian.

Cila është mendimi juaj për garën e titullit në Serie A?

Interi dhe Napolit, deri tani duken më favoritët. Juve po barazon shumë, Milani ka pasur disa vështirësi. Skuadrat e Inzaghit dhe Contes, së bashku me Atalantën, do të luftojnë për titullin.

A ka një shpjegim për barazimet e shumta të Juventusit?

Jo. Është një moment delikat, i mungojnë disa lojtarë, por si ekip nuk po bën ashtu siç prisnim, duhet ta themi këtë. Janë shumë barazime për një ekip si Juventusi.

Fabregas ka thënë që Serie A është shumë e vështirë, a ka të drejtë?

Nëse e thotë ai që ka luajtur në Spanjë dhe në Angli, ky është vlerësim për kampionatin tonë. Është e vështirë t’i mundësh të gjithë.

Çfarë mendoni për Kolo Muani? A është sulmuesi i duhur për Juventusin?

Nuk e di, të shënosh gola është e vështirë. Le të shohim, mos t’i vendosim presion të panevojshëm. Juve ka një ekip të mirë, t’iu japim pak kohë lojtarëve të rinj për t’u përshtatur. Bardhezinjtë duhet të përmirësohen si ekip dhe të fitojnë ndeshje.

A janë kritikat ndaj Interit të tepruara?

Kur Interi nuk fiton, gjithmonë pyetet pse. Zikaltrit kanë ekipin më të fortë të Italisë. Luajnë çdo 3 ditë… Tani për Lautaron nuk po thoni asgjë? Po bëni figura qesharake (qesh).

Çfarë do t’i këshillonit Frattesit?

Nuk i jap këshilla askujt. Një futbollist gjithmonë do të dojë të luajë, kjo është normale.

Conceição ka lënë shenjë te Milani që në start si trajner…

Po, në Riyad fitoi dy ndeshje të pabesueshme. Ishte në disavantazh në të dyja ndeshjet, por i përmbysi dhe fitoi Superkupën. Kjo të jep diçka të rëndësishme në nivelin moral. Ka shumë probleme te kuqezinjtë, duhet kohë, por në nivelin e karakterit do t’iu japë më të mirën atyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit