

Mesditën e sotme është çarë diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës.
Ndërkohë, në këtë video duket edhe momenti i shembjes së digës që krijoi përmbytje në zonë. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese.
Lidhur me situatën e krijuar në Bunec, reagoi sot edhe ministria së Mbrojtjes.
“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, thotë Ministria.
Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec-Piqeras është i kalueshëm.
“Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, përfundoi Ministria e Mbrojtjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





