

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi. Një shqiptar i ka dhënë fund vetes në mënyrë tragjike.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Amalidha, ku Spiro Vilcani ka kryer vetëvrasje.
Ai është gjetur i varur me lidhëset e këpucëve të tij në banesën ku jetonte.
Policia që mbërriti në vendngjarje tha se ende nuk i di shkaqet se përse Vilcani vendosi ti japë fund jetës dhe po heton lidhur me ngjarjen.
Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete. Ai nuk shoqërohej me shumë njerëz dhe bënte një jetë të qetë.
Trupi i tij u dërgua në morg për hetime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





