Transmetuar më 16-01-2025, 19:25

Dy kushërinjtë Flamur dhe Vasil Kamberi mësohet se ditën e sotme kishin dalë për gjueti, por është kthyer në një tragjedi për dy kushërinjtë.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari ka qëlluar në drejtim të kushëririt me çifte pasi dyshohet se e ka ngatërruar me kafshë të egër.

Mësohet se në momentin e të shtënave dy kushërinjtë kanë qenë në pozicione të ndryshme, ndaj janë ngritur dyshimet për një vrasje aksidentale.

Ndërkohë policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ishte aksidentale apo e qëllimtë.

Mësohet se viktima dhe 34-vjeçari jam djem xhaxhallarësh. 36-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ishte kryetar fshati.

Si pasojë e plagëve të marra, Vasil Kamberi ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Autori i dyshuar është kushëriri i tij, 34 vjeçari Flamur Kamberi, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit