Magazinë
Transmetuar më 16-01-2025, 15:37

Kina ka dhënë 6.66 miliardë juanë ose afro 1 miliardë USD fonde për të mbështetur rigjallërimin rural në zonat me një numër të madh të banorëve të pakicave kombëtare.

Këto zona i kanë marrë fonde të tilla fiskale qendrore, sipas një konference me krerët e komisioneve të çështjeve të kombësive, e cila u mbajt të mërkurën.

Pan Yue, drejtor i Komisionit Kombëtar të Çështjeve të Kombësive, tha se fondet do t’i ndihmojnë zonat me popullsi të madhe të pakicave kombëtare për t’u mbështetur mbi arritjet e tyre në pakësimin e varfërisë dhe për të çuar përpara rigjallërimin rural.

Fotot: VCG

Do të shtohen përpjekjet për të përmirësuar politikat e zhvillimit mbi çështjet e kombësive, për të forcuar industritë vendore e për të nxitur markat e artizanatit unike për pakicat kombëtare, për zhvillimin me cilësi të lartë të këtyre zonave.

Konferenca bëri plane për punët kyçe të komisionit këtë vit, duke përfshirë nxitjen e shkëmbimeve dhe të integrimit ndërmjet kombësive të ndryshme dhe përmirësimin e ligjeve dhe rregullave lidhur me çështjet e kombësive.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit