Transmetuar më 17-01-2025, 07:30

"Të veshësh këtë fanellë është gjithmonë një nder i madh, kemi shumë përgjegjësi. Në vitet e fundit kemi fituar shumë trofe, por dëshirojmë të vazhdojmë kështu", – tha Stefan de Vrij, mbrojtësi i Interit, gjatë intervistës së tij në programin "Match Day", përpara ndeshjes në shtëpi kundër Bologna.

Mbrojtësi holandez vazhdoi: "Si ekip, është e rëndësishme të jemi grup i bashkuar dhe të ndjekim të njëjtat qëllime. Për sa më përket mua, mendoj se stërvitja është shumë e rëndësishme. Gjithmonë kam punuar shumë, sepse besoj se është thelbësore të investosh te vetja dhe të përpiqesh të përmirësohesh çdo ditë. Futbolli më ka dhënë shumë emocione, shumë trofe dhe më ka mësuar si të përballem me momentet e vështira".

Kush të ka bërë të dashurohesh me futbollin?

Im atë ma ka transmetuar këtë pasion. Të luash futboll për mua do të thotë të përfaqësosh shumë tifozë, tanët janë të mrekullueshëm, gjithmonë na mbështesin. Të hysh në fushë për ta është një krenari.

Cilët shokë skuadre sfidon?

Të gjithë sulmuesit që kemi në ekip, janë shumë të fortë dhe shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Secili prej tyre të mëson diçka.

Si përgatitesh për ndeshjet?

Nuk kam rituale të veçanta, përpiqem gjithmonë të aktivizohem, ta përgatis trupin për ndeshjen. Më pëlqen të përqendrohem në frymëmarrje dhe të fokusohem në këtë mënyrë.

Një legjendë e Interit që do të doje të sfidoje?

Historia e këtij klubi është plot me kampionë. Ai që do të kisha dashur ta sfidoja më shumë është braziliani Ronaldo.

Keni një foto të veçantë me titullin e yllit të dytë…

Ishte një natë e jashtëzakonshme. Të fitonim titullin e yllit të dytë pas një rruge kaq të pabesueshme ishte emocionuese, një sukses i gjithë ekipit.

Si ndihesh kur vesh fanellën e kombëtares?

Ashtu siç është një nder të veshësh fanellën e Interit, përfaqësimi i vendit tënd dhe pjesëmarrja në turne të rëndësishëm si Europiani dhe Botërori është krenari e madhe.

Na thoni diçka rreth familjes tënde…

Kam një grua dhe një djalë të mrekullueshëm dhe jam shumë krenar për ta. Më ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit