Transmetuar më 16-01-2025, 09:38

Franck Kessié, ish-mesfushori i Barcelonës, tani pjesë e Al Ahli, ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”, ku ka shprehur krenarinë për eksperiencën e tij te klubi katalanas dhe keqardhjen që nuk mundi ta përmbushte kontratën e plotë: "Për mua ishte nder të vishja fanellën e Barcelonës, një klub me histori të jashtëzakonshme.

Kam fituar dy tituj atje dhe ishte fantastike. Kisha firmosur për pesë vite dhe doja ta respektoja kontratën, por futbolli është kështu. Mbërrita te Barça për të fituar dhe fitova një kampionat, duke pasur një eksperiencë të bukur me stafin, shokët e ekipit dhe tifozët".

Megjithëse dëshironte të qëndronte te katalanasit, ai vendosi për një aventurë të re në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar Al Ahli: "Më bënë të ndihesha i rëndësishëm në një kampionat në zhvillim, ndaj preferova ta pranoja këtë sfidë. Jam krenar për atë që bëra te Barça, por tani dua të jap maksimumin këtu".

Në fund, Kessié foli për Gabri Veiga, një prej talentëve të rinj më premtues: "Ai ka cilësi për të luajtur në një klub të madh si Barcelona. Është një talent i ri dhe, nëse punon mirë, mund të rikthehet në Europë dhe të arrijë gjëra të mëdha, ndoshta pikërisht me fanellën blaugrana".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit