Transmetuar më 16-01-2025, 09:10

Carlo Ancelotti reagoi me forcë gjatë një konference shtypi, pas humbjes së rëndë të Real Madridit në finalen e Superkupës kundër Barcelonës (5-2), e cila vuri nën akuzë skuadrën dhe trajnerin italian. Pavarësisht humbjes së vështirë për t’u përballuar, Ancelotti theksoi rëndësinë e reagimit, nënvizoi  cilësinë dhe vlerën e skuadrës.

"Kjo është një mundësi e madhe pas një ndeshjeje të keqe, që na dhemb shumë. Por ne nuk po fundosim, duhet të reagojmë. Dua që skuadra të ketë një reagim të fortë pas finales së Superkupës. Ishte një humbje e rëndë, por duhet të shikojmë përpara. Jemi në pozita të mira në të gjitha kompeticionet.

Ishte një ndeshje e keqe, bëjmë shumë gabime, por do të gjejmë zgjidhje. Mungesa e angazhimit është kolektive, jo individuale. Kjo skuadër ka rinovim, energji, cilësi, angazhim, por jo gjithmonë arrin ta tregojë këtë. Sidoqoftë është një skuadër me vlera të jashtëzakonshme, kam besim të plotë në të".

Kur gazetarët vazhduan të insistojnë për kritikat ndaj skuadrës, Ancelotti u përgjigj me forcë: "Duhet të sqaroj një gjë. Kjo është një konferencë shtypi dhe jo arenë debati. Duhet ta dini se debatin e bëj me stafin teknik dhe lojtarët e mi. Të hapni një debat këtu nuk më duket vendi më i duhur".

Në fund, në lidhje me kritikat personale që ka marrë, ai tha: "Vendi më i bukur në botë është, profesionalisht, aty ku jam, në stolin e Real Madridit. Është vendi ku të gjithë trajnerët duan të jenë një ditë. Pozita ime është më e mira në botë.

Nuk shkoj pas valës së kritikave, ku një ditë je më i miri në botë dhe ditën tjetër je i urryer. Kam ekuilibrin, që eksperienca ma ka dhënë, për të ditur kush jam dhe për të mos iu nënshtruar fatit e rastësisë. Mendoj se nuk jam më i miri, por nuk besoj as që jam më budallai".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit