

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur marrëveshjen për armëpushim në Gaza, e cila i jep fund mbi 15 muajve të konfliktit në rajon.
Në një postim në rrjetin social “X”, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe aktorëve të tjerë, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje.
“Marrëveshja për armëpushim në Gaza shënon fundin e një konflikti të zgjatur që ka shkaktuar vuajtje të mëdha.
I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit dhe theksoj se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve të të prekurve në rajon,” u shpreh Presidenti Begaj në mesazhin e tij.
Kjo marrëveshje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të situatës në Gaza, ndërsa palët janë zotuar për respektimin e kushteve të saj për një të ardhme më të sigurt dhe paqësore në rajon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





