

Personi në foto është Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës, por rezultoi se ishte vrarë.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin Isuf Hasa.
Xhemal Meta u gjet i vdekur dy ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në zonën e Zall Bastarit, Tiranë.
Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi dëmtime pas kokës së të moshuarit, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditja me sende të forta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






