Transmetuar më 15-01-2025, 08:56

Rafael Leao, sulmuesi portugez i Milanit, u shpreh për “Rai Sport” pas fitores 2-1 ndaj Comos, ku luajti një rol kyç duke shënuar një nga golat e ndeshjes. Ai theksoi rëndësinë e mentalitetit dhe punës së skuadrës për të arritur objektivat sezonalë:

"Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. E dinim që do të ishte e komplikuar, por treguam një mentalitet të rëndësishëm në fushë. Arrita ta ndihmoja ekipin tim duke shënuar dhe luftuar së bashku me bashkëlojtarët. Ky është niveli që duhet të mbajmë, sepse trajneri ynë, Conceição, kërkon të na çojë lart përmes mentalitetit të duhur dhe punës së palodhur".

Kur u pyet për objektivin e arritjes së vendit të katërt në Serie A, që garanton “biletën” e Champions League sezonin e ardhshëm, Leao u përgjigj me optimizëm: "Është plotësisht e mundur. Duam të luajmë në Champions League dhe po punojmë fort për të arritur këtë qëllim".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit