

Xi dhe Costa zhvillojnë bisedime telefonike
Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit të Evropës António Luís Santos da Costa, me kërkesë të këtij të fundit.
Xi vuri në dukje se ky vit përkon me 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe BE, ndaj është një pikë e rëndësishme.
Pala kineze është gjithmonë e mendimit se Evropa është një nga polet e rëndësishme në botën shumëpolare ndaj e ka përkrahur integrimin e Evropës dhe pavarësinë strategjike të saj.
Xi tha se Kina dhe Evropa nuk kanë konflikte në interesat thelbësore, as kontradikta gjeopolitike, por janë partnerë që plotësojnë njëra-tjetrën.
Nga ana e tij, Costa tha se 2025 është një vit i rëndësishëm në marrëdhëniet evropiano-kineze.
Pala evropiane dëshiron të përpiqet bashkërisht me palën kineze, për të kremtuar 50 vjetorin e marrëdhënieve BE-Kinë, për të forcuar dialogun dhe shkëmbimet, për të shtuar besimin reciprok strategjik, për të fuqizuar partneritetin dhe për të krijuar një të ardhme më të bukur të marrëdhënieve evropiano-kineze.
Pala evropiane është e gatshme të trajtojë mosmarrëveshjet ekonomiko-tregtare me palën kineze ndërmjet dialogut dhe konsultimeve.
Evropa dhe Kina respektojnë synimet e Kartës së OKB-së, këmbëngulin në multilateralizëm, mbrojnë tregtinë e lirë, kundërshtojnë kundërvëniet midis blloqeve.
Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për çështjen e Ukrainës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






