

Qëlloi me thikë këngëtarin e njohur shkodran, Ademir Fresku, arrestohet i dyshuari Gjergj Dardha.
‘Dëmtoi me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., reagimi në kohë i Policisë çon në pranga pas minutash, autorin e dyshuar.
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër, të shtetasit Gj. D., 50 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi A. F., po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit’.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






