

BULQIZË- Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq. Erërat e forta dhe reshjet e dëborës në shuma zona të vendit solli që të bllokohen disa akse rrugore. Ndërkohë sot raportohet se pas situatës problematike nga bora është hapur për qarkullim bypassi i Murrizit.
Qarku i Dibrës u përfshi nga moti i keq ndërsa trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kaloi 35 centimetra, ndërsa në zonat e thella arriti në 70 centimetra. Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët. Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd