

Një burrë në moshë të thyer u gjet i vdekur sot në Tiranë dhe arsyet e ngjarjes janë të paqarta.
Noa.al raporton se, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
E pyetur nga noa.al, policia e Shtetit tha se nuk janë konstatuar paraprakisht shenja të dukshme dhune mbi trupin e të ndjerit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






