

Pavarësisht se kanë qenë të njoftuar që ditën e djeshme se nuk do të lejohen të kalojnë nga Pika e kalimit kufitar të Kapshticës, ka kamionë dhe autobusë në pritje.
Kjo situatë ka shkaktuar pritje në mbi 2 orë, ndërsa nuk ka ndryshim nga autoritetet greke sa i përket njoftimit paraprak.
Deri në një njoftim të dytë nga pala greke do të vazhdojë ndalimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve.
Nga drejtoria e kufirit dhe migracionit po komunikohet herë pas here me grekët për të zgjidhur situatën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd