Transmetuar më 13-01-2025, 12:20

Tiranë- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. Në takim mësohet se janë kryer disa lëvizje lidhur me angazhimet e socialistëve në fushatat elektorale në vend për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës, konkretisht në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të kryesisë u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.

Deputeti Pandeli Majko do të angazhohet si drejtues politik i Partisë Socialiste në Kavajë. Mësohet se Majko u largua si drejtues politik nga Kuksi javën e kaluar.

Ndërkohë që pasditen e sotme, pritet dhe të bëhet prezantimi i Majkos.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit