

Tammy Abraham është konsideruar si një nga përgjegjësit kryesorë për mungesën e fitores së Milanit në ndeshjen kundër Cagliarit, të shtunën mbrëma në “San Siro”.
Sulmuesi anglez u aktivizua menjëherë pas barazimit të ekipit sard me qëllim për të shtuar forcat në sulmin kuqezi dhe çarë mbrojtjen e organizuar mirë nga kundërshtarët.
Gjithsesi, anglezi humbi dy raste të arta. Herën e parë gaboi praktikisht me portën bosh, duke gjuajtur mbi traversë, ndërsa të dytën me rrugën e hapur përpara portierit Caprile.
Pas përfundimit të ndeshjes, Abraham publikoi një “histori” në Instagram, ku bëri “mea culpa” për golat e humbur. Ja çfarë shkroi sulmuesi anglez: "Doja ta ndihmoja skuadrën time të merrte tri pikët, por sonte nuk ishte nata ime. Do të kthehemi më të fortë. Forca Milan!"
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






