Transmetuar më 13-01-2025, 10:03

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek zona e Pallatit me Shigjeta.

Noa.al ka siguruar foton e biznesmenit që mbeti viktimë, Bujar Nasufi.

Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë ‘Ferdinand’, e cila është në likuidim e sipër.

Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit