

Situata e krijuar nga dëbora paraqitet problematike për tre njësite administrative të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen.
Trashësia e dëborës është nga 10 deri 20 cm. Në disa segmente të aksit rrugor Griqan – qendër Njësisë Administrative Labinot Mal si pasojë e erës trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.
Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona.
Sot ka vazhdon puna për hapjen e akseve kryesore të tre njësive dhe hedhjen e kripës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






