

Moti i keq ka marrë përmasa serioze në disa rajone të vendit duke pamundësuar zhvillim normal të procesit mësimor.
Në bashkinë e Kurbinit është njoftuar se ditën e hënë 13 janar nuk do të zhvillohet mësim për shkak të motit të keq.
Prej orëve të para të ditës së sotme, i gjithë territori i bashkisë Kurbin është përfshirë nga reshje të konsiderueshme shiu e bore dhe erë të fortë.
Si pasojë ka patur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në zona të ndryshme, rënie të pemëve apo disa problematika në rrugën e kishës.
Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara apelon "për eliminimin e lëvizjeve të panevojshme".
Ndërprerje pritet të ketë dhe në zonat malore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






