






Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë sot në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën e rektoratit në Akademinë e Sigurisë, organizuar nga Rektori, Prof. Ilirjan Mandro.
Në takim morën pjesë mbështetësit e Akademisë së Sigurisë, oficerët e kontaktit në ambasadat e akredituara në vendin tonë, bashkëpunëtorët nga shoqëria civile, Prokuroria dhe BKH-ja.
Proda vlerësoi punën e bërë në Akademi për rritjen profesionale dhe cilësore në drejtim të arsimimit dhe specializimit të strukturave të Policisë së Shtetit:
“Në luftën kundër së keqes, gjithsecili ka pjesën e tij, por kurrsesi kjo luftë nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunimi është shtylla ku duhet të mbështetemi, është domosdoshmëri të punojmë bashkë, jo vetëm për të goditur krimin, por edhe për të përgatitur brezat që do ta thellojnë më tej këtë luftë.
Ndihma dhe bashkëpunimi, si në fushën e arsimit ashtu edhe në luftën kundër krimit, janë të prekshme.
Ju ndihmoni dhe asistoni Policinë e Shtetit në fushën e arsimimit, hartimit të kurrikulave, zhvillimit të trajnimeve si dhe në njohjen e saj në vendet tuaja.
Vlerësimet për arsimimin policor dhe për perfeksionimin e saj janë dhe do të jenë një investim afatgjatë e konkret.
Ju falënderojmë për asistencën e dhënë dhe për akreditimin ndërkombëtar, certifikimin e programeve, kurrikulave dhe moduleve në kolegjin profesional të formimit policor.” /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






