Magazinë
Transmetuar më 12-01-2025, 12:43

I pandalshëm ishte Edi Rama sot në daljen për media ku analizoi të gjitha akuzat e rënda që opozita ka ngritur në vite dhe duke shigjetuar më së shumti për to, ish kryeministrin Sali Berisha.

Ai përmendi dhe kohën kur ishte i ndarë dhe jetonte në banesën e Dash Pezës dhe opozita e quante homoseksual duke i vënë theksin faktit se nuk ishte martuar sërish.

Në atë periudhë pak para vitit zgjedhor 2013 Rama i dha fund këtyre përfoljeve kur u martua me Linda Gixharin.

"Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual.

Edhe mund të kisha qëlluar një nga të treja këto ose dhe të treja bashkë.

Po jo, Zoti më ka përcaktuar si heteroseksual dhe nuk kam pasur kurrë kuriozitet ta pyes si e bën Ai përzgjedhjen për prirjen seksuale të njerëzve!"

Rama përmendi edhe akuzën se ka rrahur gratë, pasi në vite janë denoncuar kryesisht nga opozita, fakte sipas tyre se ai ka dhunuar deri dhe në publik, ishte gruan Matilda Makoçi dhe ish partneren e tij Rudina Magjistari. Akuza që pasuan dhe përfoljet se kishte rrahur mamanë:

"Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjesë pastë nënës time.

E shkreta nëna ime, Aneta, u sulmua nga foltorja e parlamentit, deri nga foltorja e parlamentit, ku katrani me bojë e akuzoi se po cënonte interesin publik, duke mos më denoncuar, ajo mua, si dhunues të sajin dhe duke i lënë kësisoj shqiptarët, të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra.

Nëna ime e ndjerë, u ndje aq e lënduar sa e çoi edhe në gjyq, katranin e madh.

Po e dini çfarë ndodhi?

Ai çoi avokatët për të bërë paqe, se “kështu e ka politika dhe se ai paskesh madje shumë respekt për të si mjeke”.

Dhe kur gruaja krenare, e dhunuar në dinjitetin e saj, nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjykatëse katran, e cila me një vendim poshtërues, i vuri kapakun atij maskarallëku.

“I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike!”

Në konferencën për media Rama përmendi edhe akuzat se është skizofren:

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.

Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike". /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit